SafeJournalists, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe anëtarët e saj në Shqipëri kanë dërguar një Letër shqetësimi në lidhje me pretendimet për kërcënime ndaj të drejtave të punës në ABC News Albania.
Rrjeti SafeJournalists së bashku me Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ) po ndjek nga afër raportimet që pretendojnë ndryshime të njëanshme dhe të paparalajmëruara në kontratat e punës për gazetarët dhe punonjësit e medias në ABC News, konkretisht kalimin nga kontrata të rregullta punësimi në marrëveshje mbi bazë honorari (freelance).
Duke marrë parasysh ndikimin e mundshëm të këtyre ndryshimeve në sigurinë e punës, stabilitetin ekonomik dhe përputhshmërinë me Kodin e Punës në Shqipëri dhe standardet ndërkombëtare të punës, me respekt kërkojmë që ABC News të japë sqarime lidhur me këto ndryshime të raportuara në kontrata dhe bazën e tyre ligjore.
Në letër, Rrjeti SafeJournalists (SJN) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) kërkuan informacion në lidhje me:
- Natyrën dhe përmasën e ndryshimeve të fundit kontraktuale në ABC News;
- Procedurat e ndjekura për zbatimin e këtyre ndryshimeve, përfshirë konsultimin paraprak dhe njoftimin e punonjësve të prekur;
- Hapat e ndërmarrë për të siguruar përputhshmërinë me dispozitat e Kodit të Punës së Shqipërisë dhe standardeve përkatëse të Këshillit të Evropës.
Kemi përfshirë në këtë kërkesë edhe Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), duke i inkurajuar që të trajtojnë në mënyrë të plotë dhe transparente këto çështje.
Gjeni këtu letrën e plotë
Nënshkruar nga:
Rrjeti Safe Journalist
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Medias së Malit të Zi
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ)
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (APJA)
Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)