SafeJournalists, MFRR, RSF dhe organizatat partnere në Shqipëri dërguan një Letër të Hapur mbi Përmirësimin e Aksesit të Gazetarëve në Parlamentin e Shqipërisë

SafeJournalists, MFRR, RSF and partner organizations in Albania sent an Open Letter on Improving Journalists’ Access to the Albanian Parliament

Ne, rrjeti SafeJournalists, së bashku me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, iniciuam dhe dërguam një letër të hapur drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Në letër, ne shprehim shqetësimet serioze lidhur me propozimet e shumicës parlamentare për të kufizuar qasjen e gazetarëve në Parlament. Ndryshimet e raportuara përfshijnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare, duke i zëvendësuar ato me një transmetim zyrtar unik, si dhe kufizimin e ndërveprimeve të medias me deputetët vetëm në një zonë të përcaktuar “doorstep”.

Bëjmë thirrje se kufizime të tilla do të ulnin llogaridhënien, do t’i privonin qytetarët nga qasja e pavarur në informacion dhe do të përbënin një hap pas të madh për lirinë e shtypit. Ne theksojmë se Parlamenti mbetet një nga hapësirat e pakta ku gazetarët mund t’i drejtojnë pyetje drejtpërdrejt përfaqësuesve politikë, pasi zyrtarët qeveritarë dhe deputetët e shumicës rrallëherë mbajnë konferenca për shtyp ose marrin pjesë në debate të pavarura.

Lexoni përmbajtjen e plotë të letrës së hapur dhe masat e propozuara nga SJN dhe partnerët për të mbrojtur aksesin e gazetarëve në Parlament, këtu.

*****

Përditësim 22 Tetor 2025

Zyra e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë ka reaguar ndaj Letërs tonë të Hapur.
Gjithë përmbajtjen e letrës mund ta gjeni këtu.