SJ: Kërcënime ndaj gazetarëve të Radio Gorazhdevcit në Kosovë

SJ: Kërcënime ndaj gazetarëve të Radio Gorazhdevcit në Kosovë
photo: canva

Pas publikimit të shkrimit në faqen Gorazdevac.com, më 4 gusht për suspendimin e D.B, komandantit të nënstacionit policor në Gorazhdevc, për keqpërdorim të detyrës duke mbledhur nënshkrime për largimin e kolegut me kombësi shqiptare, djali i zyrtarit policor në Gorazhdevc, Momir Bullatoviq ka shkuar në objektin e Radio Gorazhdevcit dhe në mënyrë shumë agresive e ka kërcënuar shefin e Radio Gorazhdevcit, Miliq Petroviq. Kërcënimet janë raportuar në polici dhe me vendim të Prokurorit Publik në Pejë, Momir Bullatoviqit, i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Siç thuhet në uebsajtin Gorazdevac.com, Bullatoviq e kërcënoi verbalisht gazetarin Petrovic: “Shtrëngoni dhëmbët nëse nuk e hiqni tekstin kundërthënës”, dhe i dha një afat për ta bërë këtë. Pas kësaj, Bullatoviq ka bërë disa telefonata ku ka thënë se “kanë një problem”.

Më pas, derisa gazetari i Radio Gorzdevcit, Damjan Portic, po priste të jepte deklaratë në polici si dëshmitar, nëna e Bullatoviqit, e cila është punonjëse civile në Stacionin Policor në Gorazhdevc, vazhdoi ta ofendonte verbalisht.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënoi kërcënimet që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e gazetarëve dhe u bëri thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë këtë rast me prioritet.

Rrjeti SafeJournalist, i cili përfaqëson mbi 8 mijë e 200 punëtorë medialë në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet partnerit të vetë, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në dënimin e këtij kërcënimi dhe u bën thirrje institucioneve kompetente që të dënojnë sa më shpejtë ata që kërcënuan gazetarët e Radio Gorazhdevcit, duke dëshmuar kështu se janë të gatshëm të mbrojnë gazetarët dhe t’u mundësojnë atyre të punojnë në ambient të sigurt pa presion.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë akterët relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 5 gusht 2022

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi