Presioni mbi Gazetarinë Investigative në Shqipëri

Presioni mbi Gazetarinë Investigative në Shqipëri

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, që ia atribuon ndotjen plastike kryesisht sjelljes së qytetarëve, gazetarja investigative Klodiana Lala ngriti pyetje konkrete dhe të dokumentuara mbi funksionimin e inceneratorit dhe përgjegjësinë institucionale për menaxhimin e mbetjeve.

Në reagimin e tij pasues, Kryeministri nuk iu përgjigj këtyre pyetjeve me fakte apo sqarime institucionale. Përkundrazi, ai zgjodhi një gjuhë përçmuese dhe delegjitimese, duke folur për “injorancë”, “mungesë etike” dhe “dezinformim”, pa adresuar asnjë prej pretendimeve konkrete.

Problemi nuk është polemika apo kundërshtimi i një qëndrimi kritik, por fakti që kritika ndaj pushtetit trajtohet si defekt moral i gazetarit dhe jo si pjesë e një debati legjitim publik.

Kur Kryeministri, nga pozita e tij e pushtetit, përgjithëson dhe diskrediton rolin e gazetarisë në vend që të japë llogari, vëmendja zhvendoset nga çështjet reale të interesit publik drejt sulmit ndaj atyre që bëjnë pyetje. Kjo dobëson debatin publik dhe rrezikon të normalizojë presionin ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj grave në gazetari.

May be an image of text that says 'Klodiana Lala 6d O mbret (qe je lakuriq) po te funksiononte inceneratori Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur... (Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne) PNMIRIM @ediramaal Sigurisht Ae kur hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët rrugëve atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma Ae mbledh nga janë e nga s'janë dhe dynd në det, po kur pastaj shiu është aq furishëm sa ky fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë... *Shkozet CAT'May be an image of text that says '12:04 WhatsApp 4G Edi Rama posts Posts Follow Videos Photos Replies Edi Rama @ediramaal Komentatori-torja është gazetar-tare cili-cilës hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, fakti skandaloz Ae një opinionit publik, me një injorancë ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj bie rritet shumë Show more djegur.. @ediramaal Sigurisht Ae kur hedhim plehrat shishet plastike nëpër fusha anët rrugëve atdheut duam vetëm stadium, vjen e shiu giyma Ae mbledh nga janë s'janë dhe dynd det, kur pastaj shiu shiues është ifurishëm fundit, atëherë arrinë detin zakonisht gryka kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë... *Shkozet'