Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitArmando Varfi & Marsi Korreshi
- Numri i grave në grup1
- Numri i burrave në grup1
Media
- Emri i mediasSYRI TV
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenhttps://agsh.al/2026/05/09/agsh-shpreh-shqetesim-pas-incidentit-me-ekipin-e-syri-tv-gjate-protestes/
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit09.05.2026
- QytetiTirana
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaStafi i sigurisë ose agjencia(at)
- Mjetet e incidenteve dhe sulmevePersonalisht
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
- Lloji i sulmitSulm fizik pa lëndime fizike
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Gjatë protestës së Partisë Demokratike, të zhvilluar në Tiranë më 8 maj 2026, pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit. Gjatë raportimit të drejtpërdrejtë nga protesta, ekipi mediatik i Syri TV u prek drejtpërdrejt nga autoboti me ujë i policisë. Sipas AGSH-së, uji me presion goditi kamerën, operatorin Armando Varfi dhe gazetaren Marsi Korreshi, e cila po raportonte nga vendngjarja.
Incidenti ngre shqetësime për sigurinë fizike të gazetarëve dhe operatorëve që mbulojnë protesta publike, veçanërisht në rastet kur policia përdor mjete për menaxhimin e turmave, si uji me presion, në distancë të afërt.
Gazetarja Marsi Korreshi e Syri TV i tha SafeJournalists Albania se u godit dy herë nga uji me presion, në distancë shumë të afërt dhe në drejtim të fytyrës. Ajo tha se goditja e dytë erdhi papritur dhe e rrëzoi në tokë.
Korreshi u shpreh se të gjithë kolegët që po mbulonin protestën u përballën me sasi të mëdha uji, por në rastin e saj nuk arriti të mbrohej në atë moment dhe u rrëzua.
Përditësim i rastit:
Policia e Shtetit e Shqipërisë shprehu keqardhje që gazetarja Marsi Korreshi u prek nga përdorimi i makinës ujëhedhëse gjatë raportimit nga protesta e 8 majit 2026. Sipas Policisë, masa ishte e drejtuar ndaj individëve që po sulmonin forcat e rendit dhe gazetarët nuk ishin objektiv i synuar. Policia deklaroi se veprimet janë kryer në përputhje me procedurat standarde dhe rikonfirmoi angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së gazetarëve.
Lexoni deklaratën e plotë këtu:https://safejournalists.net/wp-content/uploads/2026/05/Police-Response-Tirana.doc