Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonaleTiranë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitGazetari Edon Kuçi dhe kameramani i ekipit
Media
- Emri i mediasPiranjat Show, Syri TV
- Lloji i platformës mediatikeTelevizion
- Burimi i informacionit për ngjarjenhttps://www.instagram.com/reel/DOjO9P1Ewk2/?igsh=MWFzcWl1NXAwOHJ3MQ%3D%3D
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit13.09.2025
- QytetiTirana
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaPersonat publikë
- Mjetet e incidenteve dhe sulmevePersonalisht
- Lloji i incidentitSulmet aktuale ndaj gazetarëve
- Lloji i sulmitSulm fizik me rrëmbim apo dëmtim të pajisjeve, makinave apo sendeve të tjera të gazetarit
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Pasditen e së shtunës, më 13 shtator 2025, gazetari Edon Kuçi dhe kameramani i emisionit investigativ “Piranjat” u kërcënuan dhe u sulmuan gjatë detyrës në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.
Ekipi po kërkonte sqarime nga Sinan Idrizi, aksioneri kryesor i Air Albania dhe president i klubit të futbollit Flamurtari, lidhur me dyshime për parregullsi në pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga kompania. Gjatë shkëmbimit, Idrizi kërcënoi verbalisht gazetarin, përfshirë edhe me referenca për rrëmbim.
Situata u përshkallëzua më tej kur Refik Halili, president i klubit të futbollit KF Tirana, ndërhyri fizikisht dhe i mori me forcë telefonin gazetarit.
Si gazetari, ashtu edhe kameramani, po kryenin detyrat e tyre profesionale kur u përballën me intimidim, kërcënime dhe agresion fizik, duke u penguar drejtpërdrejt në punën e tyre.
Përditësim mbi rastin:
Klubi i futbollit Flamurtari reagoi me një deklaratë që, mbi sulmin ndaj gazetarit Edon Kuqi dhe ekipit të Piranja, të cilin e akuzoi në mënyrë të rreme se ishte i armatosur. Ne i bëjmë thirrje Flamurtarit të tërheqë deklaratën, të kërkojë falje dhe i bëjmë apel Policisë dhe Prokurorisë të nisin një hetim të plotë.