Gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Punët e Jashtme më 23 janar, përfaqësues të Partisë Socialiste hodhën idenë e trajtimit të gazetarisë si një profesion i rregulluar, të krahasueshëm me mjekësinë, me rregulla formale për njohje dhe regjistrim.
Kjo qasje ngre shqetësime serioze për lirinë e shprehjes. Ajo cenon një parim themelor: shteti nuk mund të vendosë kush ka të drejtë të ushtrojë një të drejtë themelore dhe kush jo. Gazetaria është ushtrim i lirisë së shprehjes dhe mbrohet për shkak të rolit të saj publik mbikëqyrës, jo për shkak të një statusi të dhënë nga shteti.
Kushtëzimi i mbrojtjes ligjore me regjistrim ose njohje formale rrezikon ta kthejë një të drejtë universale në leje, duke hapur rrugë për përjashtime, filtrime dhe presion politik.
Lexoni analizën e plotë nga Blerjana Bino:
Kur mbrojtja shndërrohet në leje: rreziqet e rregullimit të gazetarisë si profesion