Të ndalen kërcënimet ndaj Dragan Janjiq

0
379
Source/Author: Regionalna platforma Zapadnog Balkana za zagovaranje medijskih sloboda i bezbednosti novinara
Source/Photo: Foto: Medija centar

BEOGRAD, 24.01.2018. – Platforma rajonale për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve e cila përfaqëson më shumë se 8.000 anëtarë, dënon ashpër kërcënimet serioze dhe mesazhet urrejtëse dërguar kryeredaktorit të agjencisë së lajmeve Beta dhe nënkryetarit të Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (NUNS), Dragan Janjiq.

Nga 16 janari i vitit 2018, në faqen e Facebook të “Serbia shteti YNË”, Dragan Janjiq, mori më shumë se 300 komente me fyerje të ndryshme, por gjithashtu kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje – ‘Në Kalemegdan dhe plumb në ballë’, ‘Virni në shesh’. Duke pasur parasysh se ata në këtë faqe kërkojnë dhe pastaj ofrojnë informata për adresën e tij, Platforma Rajonale konsideron se siguria e Dragan Janjiqit është në rrezik të drejtpërdrejtë. Sipas Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, kjo ndjekje u nis me një postim të sponsorizuar, që tregon se ishte një fushatë e organizuar kundër Janjiqit.

“Në një konferencë shtypi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, politikanit serb nga Kosova, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq thirri drejtpërsëdrejti Janjiqin dhe në këtë mënyrë inkurajoi indirekt këtë fushatë të ashpër kundër tij”, tha Sllavisha Lekiq, kryetar i NUNS-it. Lekiq shpjegon: “Janjiq, një nga gazetarët më të respektuar në Serbi, ka shprehur mendimin e tij në tëitter se” kanë filluar likuidimet e kundërshtarëve politik” është kërcënuar drejtpërdrejt me rrahje, madje edhe me vrasje, ku informacioni publik është dhënë për vendin ku ai jeton. Pres që prokuroria të reagojë menjëherë dhe të parandalojë kërcënime të mëtejshme për sigurinë e tij “.

Platforma rajonale kërkon nga autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë të marrin menjëherë të gjitha masat ligjore të parashikuara ndaj individëve të cilët përmes rrjeteve sociale po bëjnë thirrje të hapur për linçimin e Dragan Janjiqit. Zyrtarëve të lartë të Republikës së Serbisë u kërkohet të dënojnë publikisht dhe pa mëdyshje kërcënimet dhe dhe mesazhet e urrejtjes ndaj Janjiqit.

Platforma rajonale mbështet NUNS-in dhe përpjekjet e saj për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e fjalës. Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare që të ushtrojnë presion shtesë ndaj autoriteteve në Serbi për të respektuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave dhe për të siguruar sigurinë e gazetarëve.

Platforma gjithashtu mbështet të gjitha nismat jo-formale nga gazetarët që dënojnë kërcënimet dhe armiqësinë e shrehur ndaj Dragan Janjiqit.

Në Serbi, gjatë vitit 2017, janë regjistruar 32 incidenta, prej të cilave 6 janë sulme fizike ndaj gazetarëve, 22 kërcënime, 2 sulme në prona, si dhe nga një rast në përgjim dhe diskriminim.

Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm në interesin publik, demokracinë dhe në të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Sarajevë – Podgoricë – Zagreb – Prishtinë – Shkupe – Beograd, 24.01.2018.

Shoqata e gazetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës

Sindikata e mediave në Mal të Zi

Shoqata e gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë