Shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese i Ndalimit të TikTok në Shqipëri – Një Hap Thelbësor për të Drejtat Digjitale dhe Lirinë e Shprehjes

Shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese i Ndalimit të TikTok në Shqipëri – Një Hap Thelbësor për të Drejtat Digjitale dhe Lirinë e Shprehjes
Source: Canva

Përshëndesim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar në seancë plenare publike kërkesën për shpalljen si antikushtetues të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025, “Për Marrjen e Masave të Përkohshme për të Shmangur Ndikimet Negative të Platformës Online TikTok”.

Ky vendim për të kufizuar aksesin në TikTok ngre shqetësime serioze. Ai cenon lirinë e shprehjes, mungon një argumentim i qartë mbi proporcionalitetin e masës, dhe është zbatuar pa transparencë, duke rritur rrezikun e censurës dhe duke evidentuar boshllëqe në kuadrin e politikave digjitale të Shqipërisë.

Ndërsa është legjitime të shqyrtohet ndikimi i platformave të mediave sociale, Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europë që ka ndërmarrë një ndalim të plotë të TikTok, duke vendosur një precedent shqetësues.