Sulm faktik ndaj gazetarit Gentian Këllçiu, 04.02.2026, Vlorë

Sulm faktik ndaj gazetarit Gentian Këllçiu, 04.02.2026, Vlorë

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Burri
  • Emri i viktimës
    G.K
  • Media

  • Emri i medias
    Syri TV
  • Lloji i platformës mediatike
    Televizion
    Punonjës i pavarur
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Policia e Shtetit
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    04.02.2026
  • Qyteti
    Vlore
  • A ishin të informuar autoritetet?
    Rasti është raportuar në polici
  • Autori(t)
    i njohur (i dënuar)
  • Sulmuar nga
    qytetarë (të zakonshëm).
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Personalisht
  • Lloji i incidentit
    Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
  • Lloji i sulmit
    Sulmi që rezulton në dëmtim fizik
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i policisë
    I dyshuari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe, pas veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me prokurorin e gatshëm, është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
  • Gjendja juridike e çështjes
    Aktakuza e ngritur nga prokurori
  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur

Sipas informacionit zyrtar, më 4 shkurt 2026, rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, po zhvillohej një protestë e punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë. Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe gazetarë nga media të ndryshme për të pasqyruar situatën.

Gjatë protestës, i dyshuari A.H., i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka nisur fillimisht një debat verbal, i cili më pas është përshkallëzuar në një sulm fizik ndaj gazetarit Gentian Këllçiu, 33 vjeç, i cili po raportonte nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe, pas veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me prokurorin e gatshëm, është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.