Sulm faktik ndaj gazetarit Sami Curri, Bulqizë, 26.04.2026

Sulm faktik ndaj gazetarit Sami Curri, Bulqizë, 26.04.2026

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Gazetari
  • Gjinia
    Burri
  • Emri i viktimës
    Sami Curri
  • Media

  • Emri i medias
    Bulqiza Ime
  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    https://shqiptarja.com/lajm/perfshihet-ne-flake-automjeti-i-gazetarit-ne-bulqize-mister-rrethanat-sami-curri-totalisht-e-qellimshme-duan-te-me-frikesojne
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    26.04.2026
  • Qyteti
    Bulqize
  • A ishin të informuar autoritetet?
    Rasti është raportuar në polici
  • Autori(t)
    E paditur
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Personalisht
  • Lloji i incidentit
    Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
  • Lloji i sulmit
    Sulm fizik me rrëmbim apo dëmtim të pajisjeve, makinave apo sendeve të tjera të gazetarit
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i policisë
    Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur

Një incident serioz është raportuar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët dhe është djegur pothuajse plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e parkuar rreth 30 metra larg banesës së tij dhe zjarri është konstatuar rreth orës 02:45, pasi banorë të zonës kanë njoftuar shërbimet zjarrfikëse. Nuk raportohet për dëme të tjera materiale apo persona të lënduar.

Rrethanat e incidentit mbeten të paqarta, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënieje të qëllimshme. Vetë gazetari e konsideron ngjarjen si një mesazh të mundshëm të lidhur me punën e tij profesionale, e cila përfshin raportimin mbi prokurimet publike dhe monitorimin e institucioneve vendore dhe sistemit të drejtësisë në qarkun Dibër. Ai ka deklaruar se nuk ka dyshime konkrete ndaj ndonjë personi.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.