Sulme aktuale ndaj gazetarëve, 10.02.2026, Tiranë

Sulme aktuale ndaj gazetarëve, 10.02.2026, Tiranë

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Tiranë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupit
    Aldo Kashri
  • Media

  • Lloji i platformës mediatike
    Televizion
    Punonjës i pavarur
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Raportime nga gazetaret
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    10.02.2026
  • Qyteti
    Tirana
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Grupe të organizuara
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Personalisht
  • Lloji i incidentit
    Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
  • Lloji i sulmit
    Sulmi që rezulton në dëmtim fizik
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    E panjohur

Më 10 shkurt 2026, gjatë protestës së opozitës në Tiranë, gazetarët dhe punonjësit e medias u ekspozuan sërish ndaj dhunës teksa ushtronin detyrën e tyre profesionale. Përplasjet e dhunshme shpërthyen kur protestues hodhën kokteje Molotov dhe flakadanë drejt policisë dhe mediave, ndërsa forcat e rendit reaguan me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën.

Incidentet e raportuara tregojnë rreziqet serioze me të cilat përballen gazetarët gjatë mbulimit të tubimeve publike. Një gazetar u lëndua dhe pati nevojë për ndihmë pasi u prek nga gazi lotsjellës i përdorur gjatë protestës. Po ashtu, operatori i News24, Aldo Kashri, u përfshi nga flakët e shkaktuara nga koktejet Molotov të hedhura pranë Kuvendit, ndërsa ishte duke filmuar në krye të detyrës, u kërkua ndërhyrja e menjëhershme nga personat pranë tij për të shuar zjarrin.

Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritet me të gjithë gazetarët, operatorët dhe fotoreporterët e prekur gjatë ushtrimit të profesionit të tyre dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve që të sigurojnë mbrojtjen dhe sigurinë e punonjësve të medias gjatë protestave publike.