Pas një letre të hapur të dërguar nga Rrjeti SafeJournalists, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe anëtarët e saj në Shqipëri, lidhur me kërcënimet dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të punës së gazetarëve në ABC News Albania, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kreu një inspektim zyrtar dhe së fundmi publikoi gjetjet e tij.
Inspektorati konfirmoi shkelje të Kodit të Punës së Shqipërisë nga ana e ABC News gjatë një procesi ristrukturimi. Këto shkelje përfshijnë: komunikim të pamjaftueshëm me punonjësit lidhur me ndryshimet organizative, kompensim të pasaktë të lejes vjetore në rast ndërprerjeje të kontratës, trajtim të papërshtatshëm të shpërblimeve për vjetërsi në punë, si dhe mosrespektim të procedurave të detyrueshme ligjore për ndërprerjen e kontratave të punës. Për më tepër, inspektimi evidentoi se gazetarët rajonalë nuk kishin kontrata punësimi të përputhshme me ligjin.
SafeJournalists vlerëson përgjigjen e shpejtë dhe të plotë të Inspektoratit dhe mirëpret rekomandimin se gazetarët e prekur duhet të ftohen zyrtarisht për të nënshkruar kontrata të rregullta punësimi. Kujtojmë të gjitha institucionet përgjegjëse për detyrimin e tyre të vazhdueshëm për të mbrojtur të drejtat e punës së gazetarëve, duke garantuar kështu lirinë e medias dhe integritetin profesional.
SafeJournalists do të vazhdojë të ndjekë nga afër zbatimin e masave korrigjuese dhe mbetet e angazhuar në avokimin për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në mbarë Shqipërinë.
Gjeni këtu pergjigjen e plotë nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore të Shqipërisë.