Kërcënohet me jetë gazetari Vehbi Kajtazi, Prishtinë, 08.10.2024

    0
    14
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Vehbi Kajtazi
    Gjini Mashkull
    Data 08/10/2024
    Qyteti Prishtinë
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Paparaci.com
    Burimi Facebook
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”. AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon me shqetësim të jashtëzakonshëm për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit Vehbi Kajtazi.

    AGK kërkon nga autoritetet përgjegjëse dhe organet e rendit të Republikës së Kosovës që të ofrojnë siguri për gazetarin Kajtazi dhe që ta trajtojnë me urgjencë kërcënimin që ai ka marrë mbrëmjen e 8 tetorit, përmes një mesazhi në llogarinë e tij në “Facebook”.

    AGK ka kontaktuar me gazetarin Kajtazi dhe i njëjti tashmë ka njoftuar autoritetet përgjegjëse lidhur me kërcënimin serioz që ka marrë.

    AGK kërkon nga Policia e Kosovës që të reagojë shpejt për lokalizimin e kërcënuesit në mënyrë që të evitohet çfarëdo rreziku për jetën e gazetarit Vehbi Kajtazi.