Kërcënime të tjera për gazetarët 21.06.2024, Tiranë, Elbasan.

    0
    50
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Kristi Gongo dhe grupe gazetaresh
    Gjini Group
    Data 21/06/2024
    Qyteti Tirana, Elbasan
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias Top Channel, Klan TV
    Burimi https://www.facebook.com/100001529442258/posts/7845625805498323/?mibextid=WC7FNe&rdid=0uo09m0fqxSw6P2w
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Më 21 qershor, gjatë zgjedhjeve për rektoratet dhe dekanët në universitetet publike në Shqipëri, gazetarët u përballën me pengesa të konsiderueshme në Universitetin e Tiranës, universiteti më i madh publik në vend. Gazetarëve iu ndalua raportimi dhe vëzhgimi i procesit zgjedhor, i cili është vendimtar për transparencën publike.

    Ata u informuan se duhej miratimi për të filmuar brenda institucionit. Megjithatë, ky njoftim është lëshuar vetëm në ditën e zgjedhjeve, pasi procesi tashmë kishte filluar, duke e bërë të pamundur akreditimin. Ky incident ngre shqetësime për transparencën e procesit zgjedhor. Për këto çështje Rrjeti Safe Journalist u informua nga Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë. Ky rast ishte raportuar nga Kristi Gongo, një reportere nga Top Channel TV.

    Po ashtu gazetarët nga Elbasani raportuan për Rrjetin SafeJournalists se nuk u lejuan të mbulonin procesin zgjedhor në Universitetin Aleksander Xhuvani në Elbasan. Sipas gazetarëve, Komisioni Zgjedhor i Universitetit ka nxjerrë një vendim që ndalon hyrjen në media dhe pasqyrimin e procesit zgjedhor. Ky kufizim e pengonte gazetarin dhe përfaqësuesit e tjerë të mediave të kryenin detyrën dhe të siguronin mbulim transparent të procesit zgjedhor.

    Ndërkohë një tjetër gazetar nga Klan TV i cili ka vendosur të qëndroj anonim ka raportuar se është penguar të xhiroj pamje nga procesi zgjedhor.