SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Gazetarët e KRIK-ut përballen me padi SLAPP pas publikimit të profilit të gjyqtares Dushanka Gjorgjevic në databazë

    0
    12
    photo: N1

    Rrjeti i SafeJournalists (SJN) dhe organizatat partnere e Media Freedom Rapid Response (MFRR), dënojnë veprimet ligjore të paraqitura nga gjyqtarja Dušanka Gjorgjeviç dhe bashkëshorti i saj kundër KRIK, kryeredaktorit të tij Stevan Dojçinoviq dhe gazetares Bojana. Koalicioni SJN dhe MFRR, i konsideron këto veprime ligjore si padi SLAPP, me qëllim që të heshtin KRIK-un për punën e tij hetimore. Paditë SLAPP janë veprime ligjore që ndiqen si një mjet për të ngacmuar ose frikësuar gazetarët, organet e medias dhe mbikëqyrësit e tjerë publik.

    Paditë pasuan publikimin nga KRIK të gjyqtares Dushanka Gjorgjeviq dhe profilin e bashkëshortit të saj në databazë “Gjyqtar që gjykon” më 24 janar 2024. E nisur në vitin 2021, ky është një burim publik për monitorimin e informacionit mbi gjyqësorin serb. Pas azhurnimit të databazës me informacione për gjyqtaren Gjorgjeviq dhe bashkëshortin e saj, KRIK-u është njoftuar për paditë për shkelje të mbrojtjes së të dhënave më 13 maj 2024. Njëra padi është penale, bazuar në Kodin Penal dhe tjetra civile, bazuar në ligjn mbi kontratat dhe deliktet.

    Sipas Padisë Civile, gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj, po kërkojnë nga gjykata që të vendosë që e drejtat e tyre e privatësisë është shkelur, të hiqen informatat e tyre nga databaza dhe të lëshojë një urdhër ndalimi që KRIK të ndalojë të ribotojë të njëjtat të dhëna, duke përfshirë informacionin në lidhje me vendimet, në faqen e saj të internetit. Dështimi për ta bërë këtë mund të rezultojë që KRIK të gjobitet me 100 € për çdo ditë që përmbajtja nuk hiqet. Paditësit po ashtu kërkojnë dëmshpërblim prej përafërsisht 6,500 €, si dhe mbulimin e shpenzimeve të tyre ligjore. Kallëzuesit kanë ngritur edhe një Padi Penale private duke akuzuar mediat dhe gazetarët për kryerjen e veprës penale të grumbullimit të paautorizuar të të dhënave personale. Ata i kanë kërkuar gjykatës shpalljen fajtore të medias dhe gazetarëve dhe dënimin e tyre me 10 muaj burgim. Ata kërkojnë gjithashtu që gazetarëve t’u ndalohet ushtrimi i profesionit për dy vjet. Këto kërkesa joproporcionale përfaqësojnë një përpjekje serioze për të heshtur punën hetimore të KRIK-ut me interes publik.

    Sipas KRIK-ut, përfshirja e profilit të gjyqtares Gjorgjeviq dhe bashkëshortit të saj, një avokat i punësuar në Ministrinë e Financave të Serbisë, në databazë ishte pjesë e procesit që synonte rritjen e transparencës së sistemit gjyqësor. KRIK kontaktoi gjyqtaren por ajo refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tyre.

    Ne u bëjmë thirrje gjyqtarëve që të përmbahen nga paditë abuzive, pasi praktika të tilla kanë një efekt të rrezikshëm për gazetarët dhe mediat në Serbi.

    Ne i bëjmë thirrje qeverisë serbe që të zbatojë me shpejtësi direktivën anti-SLAPP të BE-së, dhe të përfshijë dispozita për rastet e brendshme për të parandaluar sulme të tilla ligjore në të ardhmen. Ligjvënësit duhet t’i referohen gjithashtu Rekomandimit të Këshillit të Evropës, i cili përcakton standarde të forta që shtetet anëtare duhet të përmbushin për të siguruar përputhjen me detyrimet e tyre për të drejtat e njeriut kur futin legjislacionin vendas kundër SLAPP.

    Nënshkruar:

     

    The Media Freedom Rapid Response 

    The European Federation of Journalists (EFJ) 

    OBC Transeuropa (OBCT)

    Free Press Unlimited (FPU) 

     

    SafeJournalists Network

    Association of Journalists of Kosovo

    Association of Journalists of Macedonia

    BH Journalists Association

    Croatian Journalists’ Association

    Independent Journalists Association of Serbia

    Trade Union of Media of Montenegro