Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve nga familja Malltezi-Berisha, Tiranë, 19.09.2024

    0
    37
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Grup gazetaresh
    Gjini Group
    Data 19/09/2024
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Burimi https://www.balkanweb.com/a-kercenoi-berisha-gazetaret-malltezi-ja-emrat-qe-po-perdoren-nga-spak-per-hallet-e-tyre/#gsc.tab=0
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Pas reagimeve të fundit mbi kërcënimet ndaj gazetarëve nga Sali Berisha (18 shtator 2024), Ai bëri një deklaratë sqaruese nër profilin e tij në rrjetet sociale me synimin të adresojë keqkuptimet rreth komenteve të tij.

    Berisha thekson se deklaratat e tij nuk kishin për qëllim të frikësonin gazetarët e mirëfilltë, por të mbronin integritetin dhe profesionalizmin gazetaresk. Ai nuk mohon kërcënimin, duke deklaruar: “Por nuk e mohoj se në prononcimin tim të djeshëm ka një kërcënim dhe ky kërcënim është i njëjtë për çdo njeri që ka kryer krim dhe konkretisht jam shprehur: ‘Konstatoj se tek tuk prej tyre( fjala është për gazetarë) që keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do t’i trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.’ Del qartë se këtu fjalën e kam jo për gazetarë të vërtetë, por për individë delinkuent të vërtetuar si gjobvenës edhe nga drejtësia, por në vend të ndeshkimit ligjor për krimin që kanë kryer mbahen peng nga Dumani për t’i keqperdor siç don ai vetë. Unë mendoj se këta nuk kanë asgjë të përbashkët me gazetarin, por janë kriminel që zenë pusi njëlloj si hajduti ordiner për të grabitur këtë apo atë qytetar apo biznismen. Pra vlerësoj se vet gazetarët e ndershëm duhet të kenë një qendrim të qarte ndaj tyre. Si përfundim edhe një herë i garantoj gazetarët se vlerësoj shumë rolin, sakrificat dhe kontributin e tyre.”

    Megjithë riafirmimin e respektit për gazetarët e përkushtuar dhe rëndësinë e raportimit etik, Berisha vazhdon të përdorë gjuhë agresive ndaj gazetarëve kritikë. 

    Më vonë në 119 shtator 2024, në një emision, vajza e tij, Argita Malltezi, përforcoi të njëjtin narrativë, duke përmendur me emra dy gazetarë kritikë ndaj Berishës, duke pretenduar se “po përdoren nga SPAK për shkak të betejave të tyre ligjore.”

    Burimet:

    https://shqiptarja.com/lajm/berisha-bollino-eshte-anetar-i-organizates-kriminale-te-spak-bollino-i-pergjigjet-e-vleresoj-por-jam-thjesht-nje-gazetar-i-fakteve 

    https://www.balkanweb.com/a-kercenoi-berisha-gazetaret-malltezi-ja-emrat-qe-po-perdoren-nga-spak-per-hallet-e-tyre/#gsc.tab=0

    https://www.facebook.com/share/p/yrzyLYMzi8FUDT1R/?mibextid=WC7FNe