AGK lansoi raportin e dytë për lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve

ajk-launched-second-report-onmedia-freedom-and-journalists-safety
Photo by: AJK

PRISHTINË, 20.11.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës lansoi të hënën raportin e dytë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

Raporti është vijueshmëri e vlerësimit të vitit të kaluar e cila ka prezantuar në më detaje situatën legjislative, dhe gjendjen socio-ekonomike dhe politike në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

Raporti është i ndarë në tri pjesë duke përfshirë: mbrojtja ligjore e lirive të mediave dhe gazetarëve, pozicioni i gazetarëve në redaksi, etika profesionale dhe niveli i censurës, si dhe siguria e gazetarëve.

Për pjesën e parë të treguesve është paraqitur e gjetura në lidhje me përpjekjen e dështuar të qeverisë së kaluar për të rikriminalizuar shpifjen dhe fyerjen përmes ndryshimit të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ministria e drejtësisë i ka larguar këto propozime pas reagimit të madh nga ana e shoqërisë civile në përgjithësi.

Raporti rithekson se gazetarët vazhdojnë të punojnë në kushte të pafavorshme për shkak të mungesës së kontratave, pagave të ulëta dhe shpesh të vonuara dh ndonjëherë edhe të papaguara. Situata e vështirë ekonomike ka ndikuar në media të cilat burimin e vetëm të tyre kanë të hyrat nga marketing.

Në pjesën e tretë të treguesve, siguria e gazetarëve, është shënuar një përparim në krijimin e mekanizmave mbrojtës nga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë. Mirëpo, sfidat tjera mbesin përpara kur flasim për mosndëshkueshmërinë e rasteve. Brenda periudhës së raportimit, AGK ka regjistruar 11 raste të kërcënimeve dhe sulmeve dhe asnjë prej kryerësve të krimit nuk janë ballafaquar me gjykatën. Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka trajtuar dy raste penale, të viteve 2014 dhe 2016, duke i dënuar të akuzuarit me dënime më gjobë, 300 dhe 500 euro respektivisht.

Përndryshe, prej Janarit e deri më sot, AGK ka regjistruar 18 raste të kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve. Policia e Kosovës ka theksuar se kanë të regjistruar 24 raste kundër gazetarëve por AGK ka kuptuar se disa raste nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me punën e gazetarëve dhe disa raste kanë dashur që mos tiu publikohen ato.

Në publikimin e raportit ka qenë prezent shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu i cili inkurajoi AGK-në dhe profesionistët e tjerë medial që të qëndrojnë së bashku në mbrojtje kundër sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ai po ashtu foli për të drejtën në qasje në informacione dhe tha: “E drejta në çasje në informata është mjet i fuqishëm’.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi theksoi se prokuroria do të vazhdojë të punojë ngushtë me gazetarët në lidhje me rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre. “Mediat dhe gjyqësori duhet të jenë partner të përbashkët në luftimin e korrupsionit dhe në vendosjen e rendit dhe ligjit, prandaj gjykime dhe raportime të drejta kanë rol kryesor në arenën ndërkombëtare,” tha Lumezi.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë po ashtu Riccardo Serri nga zyra e BE-së në Kosovë, zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.


Association of Journalists of Kosovo, Pristina, 20/11/2017