Policia të zbuloj arsyet e dëmtimit të vetures së gazetares

Vetura e dëmtuar

PRISHTINË, 29.03.2018 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marr me shqetësim informatën se redaktores së Radio Kosovës Serbeze Haxhiajt për të dytën herë me radhë brenda muajit mars i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur.

Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar policinë e Kosovës lidhur me këto dy raste, të cilat ajo i cilëson si tendencë për ta frikësuar. Haxhiaj ka thënë se veprimet e tilla po ia shqetësojnë familjen e saj.

AGK dënon këtë akt, i cili ka për qëllim kërcënimin e gazetares dhe u bënë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht në zbardhjen e rastit të Serbeze Haxhiajt dhe gjitha rastet tjera, ku gazetarët janë cak i sulmeve fshehurazi.


Association of Journalists of Kosovo, Prishtinë, 29/03/2018