Platforma regjionale mirëpret arrestimin e sulmuesve ndaj Sadikovic: Policia ka treguar efikasitet

sead-sadikovic-rse
Sead Sadikovic | Foto: Radio Europa e Lirë

PODGORICË, 05.04.2018 – Platforma Regjionale për Avokim, Liri të Medias dhe Siguri të Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë e mirëpret reagimin efektiv të Drejtorisë Policore të Malit të Zi, e cila ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit për vendosjen e eksplozivit në një veturë afër shtëpisë së gazetarit Sead Sadikovic në Bijelo Polje.

Incidenti ka ndodhur më 1 prill rreth mesnatës kur siç dyshohet Ilhan dhe Hilmo Pepic nga Rozhaja kanë hedhur eksploziv nën veturën e cila nuk i takon gazetarit ose familjes së tij por që ka qenë e parkuar përballë shtëpisë së gazetarit Sadikovic. Motivi i sulmit siç është njoftuar nga Drejtorati Policor, televizioni ka raportuar rreth muzeut privat të Pepicit në Rozhajë të cilin Sadikovic e ka publikuar në televizionin e tij “Pa kufinjë” në TV Vesti.

“Ne e mirëpresim aksionin e policisë dhe faktin që Zyra e Prokurorit ka urdhëruar 30 ditë burgim për Ilhan dhe Hilmo Pepic, por në të njëjtën kohë ne kujtojmë se këto dy institucione asgjë nuk kanë bërë kur Sadikovic ka raportuar disa herë kërcënime të shumta të cilat i kishtë pranuar në mënyra të ndryshme nga dhjetori 2017 kur raporti i tij televiziv u transmetua. Nëse ata kishin qenë efektiv me kohë ndoshta kjo nuk do të ndodhte. Gjithashtu efiçienca e anëtarëve të drejtorisë policore ka treguar se kur ata dojnë ata mund të zbulojnë të dy edhe sulmuesit edhe motivin, i cili nuk ka ndodhur në rastet e shumta të kaluara të sulmeve ndaj gazetarëve që mbeten ende të pazgjidhura”, tha presidentja e Sindikatës së Mediave të Malit të Zi, Marijana Camovic.

Platforma regjionale dënon çdo sulm ndaj gazetarëve për shkak të punës që ata bëjnë, dhe kujtojnë se sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme të drejtpërdrejta në lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Që nga fillimi i 2018, Sindikata e Mediave të Malit të Zi kanë regjistruar dy sulme ndaj gazetarëve duke përfshirë një rast të kërcënimit dhe dëmtim i pronës.

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjë Hercegovinës

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë


Safejournalists.net, Podgorica, 05/04/2018