Qeveria e Serbisë financon mediat serbe në Kosovë

mediji-kamere_beta
Photo by: Beta

PRISHTINË, 12.02.2018 – Qeveria e Serbisë ka hapur konkurs për bashkëfinansim të projekteve mediale duke ftuar mediat në gjuhën serbe në Kosovë që të marrin pjesë në grante.

Ministria e Kulturës në Serbi ka ndarë nëntë milionë dinarë (rreth 75.000 euro) për projekte mediale ku ftohen mediat të vinë me projekte që kanë për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar dhe kulturor serb në Kosovë, raporton portali Kossev.

Projekti po ashtu ka për qëllim që të ofrojë mbështetje financiare projekteve mediale që “kontribuojnë në informimin e vërtetë, të paanshëm, në kohë të plotë të informimit të qytetarëve që jetojnë në Kosovë e Metohi”.

Kjo ministri ka përkrahur mediat në gjuhën serbe në Kosovë edhe në vitin 2016.

 


Association of Journalist of Kosovo, Pristina, 12/02/2018