Sulmohet ekipi i RTV21, Mitrovicë e veriut, 30.05.2023

    0
    61
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Lirie Dibrani dhe Berat Bahtiri
    Data 30/05/2023
    Qyteti Mitrovicë e veriut
    Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias RTV21
    Burimi RTV21
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici

    Ekipi i RTV21, i përbërë nga gazetarja Lirie Dibrani dhe kameramani, Berat Bahtiri, janë sulmuar fizikisht nga serbët derisa po raportonin në sheshin Car Llazar.

    Mediumi ka njoftuar AGK-në, se krahas sulmit fizik ndaj kameramanit, atij i është marrë edhe pajisja me të cilën ishte duke xhiruar.

    Ekipi ka njoftuar AGK-në, se aktualisht janë duke dhënë deklaratë rreth sulmit në Policinë e Kosovës.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, është thellësisht i shqetësuar me pamjet e sulmit ndaj kameramanit, dhe u bëjmë thirrje organeve kompetente të sigurisë që ta trajtojnë rastin sa më parë në mënyrë që personat përgjegjës të vihen para drejtësisë. Njëherësh, AGK-ja, u bën thirrje Policisë së Kosovës që t’i sigurojnë gazetarët në mënyrë që të njëjtit të raportojnë pa u rrezikuar dhe penguar.