Sulm fizik ndaj kameramanit të Lajmi.net, Shtime, 16.08.2023

    0
    123
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Zgjim Sefa
    Gjini Mashkull
    Data 16/08/2023
    Qyteti Shtime
    Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Lajmi.net
    Burimi Lajmi.net
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin në mënyrë që mediet të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit Lajmi.net është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime.

    Në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shanë gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë.

    Gjatë momentit të incizimit, një person e ka shtyrë kameramanin tonë në prani të Policisë së Kosovës. Madje edhe gazetarit që ishte duke përcjellë këtë ngjarje, Zgjim Sefës, i njëjti ka tentuar t’ia marrë mikrofonin”, thuhet në raportimin e Lajmi.net.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin në mënyrë që mediet të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.