Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) |
Data | 16/08/2023 |
Qyteti | Shtime |
Lloj i incidentit | Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale |
Nga kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Lloji i medias: | Online |
Emri i Medias | GazetaDemos |
Burimi | GazetaDemos |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kërcënime dhe sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura ndaj personit që kërcënoi sot mediet. |
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? | Rasti është raportuar në polici |
Mëngjesin e sotëm janë kërcënuar e sulmuar disa ekipe të medieve në vend, përderisa po e përcillnin aksionin e KRU Prishtina Sulmohet fizikisht kameramani i Lajmi.net në Shtime për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime.
Krahas sulmit ndaj Lajmi.net, janë kërcënuar edhe disa kolegë të tjerë të cilët po e xhironin personin që po i fyente mediet.
Në një video të publikuar nga GazetaDemos, qytetari dëgjohet duke i thënë gazetares së këtij mediumi “Mos incizo, se me ardh aty t’mys”.
Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kërcënime dhe sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura ndaj personit që kërcënoi sot mediet.