Fushata denigruese ndaj gazetares, Qendresa Krelani, Prishtinë, 20.05.2024

    0
    65
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Qendresa Krelani
    Gjini Femër
    Data 20/05/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga personat publik
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias RTK
    Burimi Qendresa Krelani
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Krelani është një shembull i jashtëzakonshëm i një gruaje në gazetarinë sportive, të super-dominuar nga burrat. Puna e saj shërben si shembull e inkurajim për të tjera gra që të merren me gazetari sportive, dhe fushatat kundër saj e dëmtojnë rëndë këtë kauzë.     AGK-ja, e inkurajon kolegen Krelani që ta vazhdojë punën e saj në interest të publikut.

    Gazetarja e sportit në televizionin publik të Kosovës, RTK, Qëndresa Krelani – Qeqa, është bërë sërish subjekt i fushatave denigruese online.

    Në disa video të shpërndara së fundi, vihet në pah në mënyrë nënçmuese deklarata e ish-trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Ghila i cili kishte deklaruar se ka marrë parasysh këshillat e gazetares për formacionin që kishte vënë në fushë në një prej ndeshjeve.

    AGK-ja, i dënon fuqishëm këto fushata dhe u bën thirrje të gjithë akterëve, duke përfshirë kolegë të sportit, që t’i ndalojnë ato menjëherë.

    Krelani është një shembull i jashtëzakonshëm i një gruaje në gazetarinë sportive, të super-dominuar nga burrat. Puna e saj shërben si shembull e inkurajim për të tjera gra që të merren me gazetari sportive, dhe fushatat kundër saj e dëmtojnë rëndë këtë kauzë.

    AGK-ja, e inkurajon kolegen Krelani që ta vazhdojë punën e saj në interest të publikut.