Vandalizim i zyrës së QIKAs, Prishtinë, 12.06.2024

    0
    47
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 12/06/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias QIKA
    Burimi QIKA
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Për AGK-në, ky akt është i papranueshëm, i shëmtuar dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e medias. Vandalizimi i logos së QIKAs, kontribuon në gjuhën e urrejtjes dhe sulmeve verbale ndaj personave të komunitetit LGBTIQ+, prandaj i bëjmë thirrje Policisë që të hetojë rastin me urgjencë. Për më tepër, që nuk është hera e parë që kjo organizatë është cak i sulmeve të ngjashme.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim informatën se është vandalizuar logo e organizatës joqeveritare Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA.

    Në njoftim, bëhet e ditur se vandalizimi i logos së organizatës ka ndodhur pas transmetimit të emisionit “Ngjyrat e dashurisë”, dhe vendosjes së flamurit të komunitetit LGBTIQ+, në ballkonin e QIKA-s.

    Për AGK-në, ky akt është i papranueshëm, i shëmtuar dhe sulm i drejtpërdrejt ndaj të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes, e medias.

    Vandalizimi i logos së QIKAs, kontribuon në gjuhën e urrejtjes dhe sulmeve verbale ndaj personave të komunitetit LGBTIQ+, prandaj i bëjmë thirrje Policisë që të hetojë rastin me urgjencë. Për më tepër, që nuk është hera e parë që kjo organizatë është cak i sulmeve të ngjashme.