Kërcënime me jetë ndaj gazetarit Arlind Sadiku, Prishtinë, 20.06.2024

    0
    39
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Arlind Sadiku
    Gjini Mashkull
    Data 20/06/2024
    Qyteti
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Klan Kosova & Art Motion
    Burimi Arlind Sadiku
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit. Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqin

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është i shqetësuar me kërcënimet që ka marrë ditët e fundit gazetarit i sporti në Klan Kosova dhe Art Motion, Arlind Sadiku.

    Sipas pohimeve të gazetarit, shumë prej kërcënimeve ndaj tij janë me jetë, dhe ato vijnë kryesisht nga Serbia.

    AGK-ja, dënon fuqishëm kërcënimet dhe kërkon që ato të ndalen menjëherë, pasi që cenojnë sigurinë fizike të gazetarit.

    Sadikut i është tërhequr akreditimi nga UEFA, pasi që në ndeshjen Angli – Serbi, ka bërë shqiponjën në drejtim të tifozëve të shtetit fqinj.