Kërcënim dhe pengim në kryerjen e detyrës ndaj gazetares Hateme Smajli, Obiliq, 26.06.2024

    0
    25
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Hateme Smajli
    Gjini Femër
    Data 26/06/2024
    Qyteti Obiliq
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Haki Jashari
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Gazeta Infokus
    Burimi Gazeta Infoku
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Haki Jashari
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën dhe qasjen e Jasharit karshi koleges nga Infokus, dhe njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe transparencës. AGK-ja, i bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa lidhur me sjelljen e Jasharit drejt gazetares së Gazeta Infokus.

    Gazetarja e Gazeta Infokus, Hateme Smajli, gjatë ditës së djeshme është kërcënuar nga Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komunën e Obiliqit, Haki Jashari.

    Në njoftimin dërguar AGK-së, bëhet e ditur se gazetarja kishte shkuar në këtë QKMF pas ankesave të bëra nga qytetarët e Komunës së Obiliqit, për mykun që është formuar në katin e dytë të ndërtesës.

    “Gazetarja Hateme Smajli së bashku me kameramanin, Blerant Shala kanë hyrë në oborrin e QKMF-së ku i janë afruar drejtorit dhe gazetarja i është drejtuar drejtorit duke iu prezantuar dhe duke i treguar problemin për të cilin kishin shkuar e që ishin ankesat e qytetarëve se po i marrin shërbimet në myk për shkak se kati i parë i QKMF-së është gati tërësisht i mykur dhe se kundërmon erë. Pas kësaj edhe pse me një qasje shumë korrekte dhe me profesionalizëm siç mund ta shihni edhe në videon linkun e të cilës e gjeni më poshtë, drejtori Haki Jashari eskalon në ofendime e kërcënime ndaj gazetares.”, thuhet në njoftim.

    Në video, Drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, dëgjohet duke e ofenduar gazetaren dhe duke i thënë që është e vogël për t’u marrë me të, e duke e kërcënuar se do të bisedonte me eprorët e saj.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën dhe qasjen e Jasharit karshi koleges nga Infokus, dhe njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe transparencës.

    AGK-ja, i bën thirrje organeve kompetente që të marrin masa lidhur me sjelljen e Jasharit drejt gazetares së Gazeta Infokus.