Sulm kibernetik ndaj “Sbunker”, Prishtinë, 16.07.2024

    0
    21
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 16/07/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Sbunker
    Burimi Sbunker
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e dënon sulmin dhe e sheh si përpjekje kundër lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë. AGK-ja, e fton Njësinë Kibernetike të Policisë së Kosovës që të hetojë rastin me prioritet dhe ta informojë median në fjalë për rezultatin e hetimeve.

    Media online “Sbunker”, ka njoftuar se sot ka qenë cak i një sulmi të madh kibernetik, që ka cenuar përmbajtjen e saj.

    Sbunker dëshiron të informojë publikun se sot, më 16 korrik, faqja e tij www.sbunker.org pësoi një sulm kibernetik të koordinuar dhe të sofistikuar. Uebfaqja është kthyer dhe po punojmë për të rikuperuar përmbajtjen e cila është komprometuar përkohësisht. Megjithëse qemë në gjendje të ruanim shumicën e përmbajtjes sonë, sulmuesit arritën të fshijnë përmbajtjen e katër muajve të fundit. Vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara nga ky operacion keqdashës është ende në vazhdim. Megjithatë, duke gjykuar nga përmasat dhe sofistikimi i sulmit, mund të konkludojmë se ky operacion u krye nga një grup profesionistësh”, thuhet në njoftim.

    AGK-ja, e dënon sulmin dhe e sheh si përpjekje kundër lirisë së medies dhe shprehjes në Kosovë.

    AGK-ja, e fton Njësinë Kibernetike të Policisë së Kosovës që të hetojë rastin me prioritet dhe ta informojë median në fjalë për rezultatin e hetimeve.