Kërcënime ndaj gazetarit Irfan Maliqi, Viti, 01.10.2024

    0
    5
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Irfan Maliqi
    Gjini Mashkull
    Data 02/10/2024
    Qyteti Viti
    Lloj i incidentit Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale
    Nga kush Nga policët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Plus TV
    Burimi Plus TV
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK thekson se sjellja e zyrtarëve të rendit duhet të jetë konsistente me respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shtypit. Kërcënimet dhe intimidimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe minojnë besimin në institucionet e sigurisë. I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës që të bëjnë një hetim të plotë dhe transparent të këtij incidenti.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin e tij të thellë për incidentin e ndodhur më 1 tetor 2024, në qytetin e Vitisë, ku zyrtari policor M. S., ka penguar gazetarin e PlusTv, Irfan Maliqi, gjatë mbulimit të një marshi ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit.

    Sipas raportimeve të mediumit, pamjet e sjelljes së policit tregojnë se ai i është afruar gazetarit me një qasje kërcënuese, duke i thënë: “Mos më thuj prit kurrë më, për qeta ki me pas pasoja masandej.”

    Këto veprime janë të papranueshme dhe shkelin parimet themelore të lirisë së shtypit dhe të drejtës për informim. Gazetarët, si përfaqësues të informacionit publik, kanë të drejtë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga presioni dhe kërcënimet. AGK thekson se veprimet e zyrtarëve të rendit duhet të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së mediave.

    Kërcënimet dhe intimidimi ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në institucionet e sigurisë. Ne kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës të bëjnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë incident.