Gjuhë tejet e rrezikshme ndaj Berat Buzhalës dhe Nacionales, Prishtinë, 04.09.2024

    0
    34
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Berat Buzhala
    Gjini Mashkull
    Data 04/09/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Ilir Sadriu
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Nacionale
    Burimi Facbeook
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Ilir Sadriu
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me akuzën e rëndë të Ilir Sadriut, djalit të Sadri Sadriut të vrarë në Ferizaj, muajin e kaluar.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Sadriu e akuzon gazetarin dhe themeluesin e portalit online Nacionale, Berat Buzhala, për përfshirje në rastin e vrasjes së babait të tij. Sadriu ka shkruar se “fakti që rasti nuk u denoncua para gjykatave të Republikës së Kosovës, por para atyre të Serbisë, dhe duke marrë parasysh lidhjet e ngushta të Berat Buzhalës me aktorë të tjerë kriminalë në Serbi, vetëm sa e forcon dyshimin për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në vrasjen e babait tone”.

    Kjo akuzë është e rëndë dhe tepër e rrezikshme, dhe AGK-ja, e dënon fuqishëm për pasojat që mund të ketë. Pas kësaj akuze publike, siguria e Buzhalës dhe e gazetarëve të tjerë në Nacionale komprometohet seriozisht.

    AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës që të marrë masa shtesë për ofrimin e sigurisë për Buzhalën dhe ekipin e tij.