Maqedonia e Veriut: Grupet e lirisë së medias u bëjnë thirrje autoriteteve të ndalojnë ngacmimet ndaj gazetarit Furkan Saliu

    0
    47
    FOTO: Canva

    I nderuari Ministër i Punëve të Brendshme z.Pance Toskovski,

    I nderuari kryetar i VMRO DPMNE z. Hristijan Mickoski,

    Organizatat e nënshkruara për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, po ju shkruajnë për të shprehur shqetësimin e madh për ngacmimin e gazetarit të shquar të Maqedonisë së Veriut, Furkan Saliu, dhe kolegëve të tij, përfshirë ndalimin e tij më 7 prill në Sredno Konjare, në Komunën e Petrovecit. Policia e përfshirë në këtë ngjarje pretendon se janë sulmuar nga Saliu dhe një burrë tjetër teksa kanë tentuar të ndalojnë një sherr mes tifozëve të futbollit. Saliu e mohon këtë pretendim. Në një prononcim gazetari ka shpjeguar se ishte duke filmuar policinë në një ndeshje futbolli kur ata filluan të rrihnin një djalë të pafajshëm. Policia tentoi t’i konfiskonte telefonin gazetarit përpara se ta ndalonte. Pamjet nga ngjarja tregojnë Saliu duke thënë se nuk merr dot frymë, ndërsa po mbahej në tokë nga policia.

    Gazetari është informuar gjithashtu se kinse janë fshirë tre minuta pamje nga kamerat e incidentit. Nëse konfirmohet, ky do të përfaqësonte një rast shqetësues të ndërhyrjes në provat e një sulmi kundër gazetarit.

    Ne e shohim ndalimin e tij si një sulm serioz ndaj lirisë së shtypit dhe një përpjekje flagrante për të frikësuar dhe bërë presion ndaj një gazetari që punon tërësisht në kuadër të të drejtave të tij. Ndërsa, mirëpresim lirimin e tij të mëvonshëm, ne mbetemi të shqetësuar nga incidenti dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën nga afër.

    Na vjen keq që një ankesë kundër policëve të paraqitur nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë (ZNM), dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SSNM), u hodh poshtë nga Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale të Ministrisë së Punët e brendshme. MFRR-ja, ka ofruar mbështetje ligjore për të mbuluar tarifat e avokatit të gazetarit.

    Vendimi për ndalimin e Saliut dhe akuzat e mëpasshme për sulm paraqesin një shënjestrim thellësisht shqetësues të gazetarit. Një mision për gjetjen e fakteve për lirinë e shtypit në Maqedoninë e Veriut në vitin 2023, vuri në dukje përparimin e brishtë të bërë në vend, në vitet e fundit në lidhje me lirinë e shtypit, por megjithatë nënvizoi disa kërcënime sistematike me të cilat përballet gazetaria e pavarur. Në veçanti, delegacioni i misionit vuri në dukje një tendencë shqetësuese të kohëve të fundit të politikanëve që përdorin gjuhë denigruese dhe armiqësore ndaj gazetarëve me pak ose aspak përgjegjësi. Ky konstatim është veçanërisht i parashikueshëm duke pasur parasysh komentet e Ministrit të Punëve të Brendshme z. Pançe Toskovski për rastin. Më 7 prill, ministri Toskovski u bëri thirrje partive politike, shoqatave, sindikatave dhe të gjitha grupeve tjera relevante që të përmbahen nga deklaratat për rastin. Mirëpo, në të njëjtin postim në Facebook, ministri ka komentuar publikisht rastin, duke pretenduar se Saliu ka sulmuar një punonjës policie, çka ka sjellë përfundimisht edhe arrestimin e tij. Një ditë më vonë, gjatë një konference për shtyp të mbajtur më 8 prill, ministri Toskovski pohoi se kishte parë një video incizim të Saliut duke penguar ose sulmuar potencialisht një oficer policie. Kur Saliu i kërkoi ministrit Toskovski më shumë informacion për këtë, ai refuzoi të angazhohej, në vend të kësaj ai e shmangi pyetjen dhe e hetoi Saliu për armën e zjarrit të gjetur në veturën e tij – të cilën ai ka patentë për ta mbajtur.

    Ne e shohim tejet problematik këtë veçim publik të gazetarit nga një figurë e lartë politike. Komentet e bëra nga ministri Toskovski për Saliun dhe rastin – para se të kryhet një hetim zyrtar – mund të bëjnë presion të panevojshëm mbi policinë që po heton rastin. Komentet do të vendosin gjithashtu një objektiv në kurrizin e gazetarit duke qarkulluar më tej pretendimet se ai ka sulmuar një oficer policie, të cilën Saliu e mohon me vendosmëri.

    I bëjmë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme z. Pançe Toskovski që të mos komentojë publikisht rastin dhe të mos e veçojë gazetarin. Është jetike që gazetarët të jenë në gjendje të punojnë lirshëm dhe të sigurt, pa frikësim nga autoritetet.

    Sinqerisht,

    European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)

    European Federation of Journalists (EFJ)

    International Press Institute (IPI)

    OBC Transeuropa (OBCT)

    Committee to Protect Journalists (CPJ)

     

    Rrjeti i SafeJournalists

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të BH

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi