Kërcënime të tjera ndaj gazetares Odeta Gjevori, Fier, 30/05/2024

    0
    59
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Odeta Gjevori
    Gjini Female
    Data 30/05/2024
    Qyteti Fier
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias Klan TV
    Burimi https://www.youtube.com/watch?v=tAp2tyZwagA
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Kërcënimet e noteres Anila Haxhiu ndaj gazetares së emisionit “Stop” Odeta Gjevori janë alarmante për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri.

    Mbrëmjen e djeshme programi STOP, një emision investigativ ku Odeta Gjevori punon si gazetare, shfaqi disa regjistrime nga seanca gjyqesore mes Noteres Anila Haxhiu e paditur dhe gazetares Gjevori, paditëse. Noterja Haxhiu duket qartë se përdor një gjuhë kërcenuese dhe denigruese ndaj gazetares Gjevori.

    Është e papranueshme që një funksionare publike të ketë një qasje të tillë ndaj medias, veçanërisht pa asnjë reflektim nga noterja, e cila më parë ishte paditur nga gazetarja pasi gjatë ushtrimit të detyrës u dhunua nga noterja. Gjuha kërcënuese ndaj gazetares, “o unë, o ti në këtë botë,” është përdorur në sallën e gjykatës, në prani të prokurores së çështjes dhe avokates së të paditurës. Lexo rastin ketu.

    Mungesa e reagimit institucional vetëm sa inkurajon më shumë akte vandalizmi ndaj gazetarëve.

    Rrjeti Safe Journalist shpreh solidaritet dhe mbështetje të plotë për kolegen tonë Odeta Gjevori dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë pa vonesa dhe me efikasitet në të gjitha rastet kur punonjësit e medias denoncojnë kërcënime ndaj sigurisë së tyre. Mbi rastin ka reaguar dhe Asocacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.