Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin AAB.

Ky memorandum u nënshkrua për thellimin e bashkëpunimit profesional e akademik në fushën e gazetarisë dhe studimeve mediatike, duke u bazuar në avancimin dhe ngritjen e standardeve të gazetarisë.

Memorandumi i Bashkëpunimit është me interes dhe në dobi të dyja palëve, me anë të cilit do të mundësohet trajnimi dhe profesionalizimi i mëtejmë i studentëve të gazetarisë, mundësisë për bashkëpunim me gazetarë, zhvillimin e ligjëratave me interes të ndërsjellë dhe aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të mjedisit mediatik në Kosovë.

AGK mëton që të nënshkruajë memorandume të kësaj natyre me organizata dhe institucione të tjera, të cilat për bazë kanë avancimin e studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve.