Ekipi i Klan Kosovës pengohet në realizimin e emisionit në Drenas

0
141

Emisioni veror i televizionit Klan Kosova, që po transmetohej direkt nga Drenasi është ndërprerë, të mërkurën mbrëma. Deri tek ndërprerja ka ardhur pasi që në drejtim të moderatorëve të emisionit po hidheshin gjësende nga publiku, që përbëhej kryesisht nga fëmijë.

AGK-ja është e shqetësuar me pengimin në detyrë të gazetarëve të këtij televizioni, dhe pret nga publiku i përgjithshëm që të respektojë punën e medias, sidomos kur ajo kryhet në pronë publike, dhe me lejet përkatëse.