Deklaratë e SafeJournalists për arrestimin e gazetarit në Shqipëri

    0
    174
    photo: canva

    Kemi marrë dijeni për arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga dhe po ndjekim nga afër zhvillimet në këtë rast. Jemi duke kërkuar në mënyrë aktive informacion nga autoritetet përkatëse përpara se të japim një përgjigje të detajuar.

    I bëjmë thirrje autoriteteve që të sigurojnë transparencë dhe respektim të procesit të rregullt ligjor në trajtimin e kësaj çështje. Ndërsa e njohim nevojën për llogaridhënie, nxisim që të mos përdoren masa si arrestimet e gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilat duhet të jenë proporcionale dhe të justifikuara.

    Për më tepër, theksojmë se ashtu sikurse është thelbësore respektimi i lirisë së gazetarëve dhe rolin e tyre kritik në shoqëri, është gjithashtu kritike që gazetarët të respektojnë kodin e tyre etik, duke ruajtur integritetin dhe përgjegjshmërinë në raportimet e tyre. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të avokojmë për një zgjidhje të drejtë dhe të ndershme