Sulme ndaj jetes dhe sigurise fizike te gazetareve, Alice Taylor, 22.08.2021, Tirane

    0
    93
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Alice Taylor
    Gjini Female
    Data 23/08/2021
    Qyteti Tirana
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias Alice Taylor
    Përfundimi ligjor Kryerësi I veprës wshtw dwnuar, lloji I dënimit
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Gazetarja Alice Taylor ra pre e sulmeve në rrjetet sociale. Ajo u shpreh për ne se: “…në orën 12:11 të së shtunës, mora një mesazh përmes faqes time Balkanista. Ajo përfshin informacione për mua, fotot e mia, familjen etj. Sapo kisha shpallur një dhurim për donacione të artikujve si tualete, sende sanitare, lodra për fëmijë, pasta dhëmbësh etj për refugjatët afganë që vijnë, veçanërisht gratë dhe vajzat. Kërkova që ato të dërgoheshin në Albanian College Durres pasi kam një mik që punon atje.

    Një individ më kontaktoi pa asnjë komunikim paraprak, koment, apo ndonjë gjë tjetër. Duke përdorur emrin Ergi Hasula, ai më tha se “nëse jeton në Durrës do të të gjej dhe do të them disa fjalë”. Ai më quajti një varg fjalësh ofenduese dhe une i thashë se do ta denoncoja dhe ai më tha “Do të të shqyej kafkën”.

    Padyshim që jam e shqetësuar. Unë jam disi publik si person, njerëzit e njohin zonën ku jetoj, jam lehtësisht e identifikueshme në publik, kam fëmijë.

    Shkova në polici dhe e denoncova zyrtarisht. Ata kanë thënë se është një profil i rremë pasi emri nuk ekziston. Tani i është kaluar krimit kibernetik.” u shpreh gazetarja.