Kërcënime të tjera ndaj gazetarit Ervin Baku, 22.08.2023, Tirana

    0
    37
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Ervin Baku
    Gjini Male
    Data 22/08/2024
    Qyteti Tirana
    Lloj i incidentit
    Burimi https://www.facebook.com/100068550505919/posts/794576976170645/?rdid=5MF0J8wIPOveqB3s
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Gazetari sportiv Ervin Baku se ka bërë një denoncim në Policinë e Shtetit lidhur me kërcënimet dhe fyerjet që ka marrë online për shkak të shfaqjes së tij në ekran me disa simbole serbe, të cilat ishin në një bluzë të dhuruar nga një trajner serb.

    Gazetari Baku ka sqaruar publikisht se ky gjest, i pamenduar për domethënie apo ndjeshmëri provokative publike, ka pasuar me një situatë të pazakontë kërcënimesh, fyerjesh, sharrjesh dhe etiketimesh ndaj gazetarit.

    Pas ndjesës publike të Bakut, sulmet ndaj tij kanë vazhduar. SafeJournalist shpreh solidaritetin me Bakun dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të ndaluar këto sulme dhe për të vendosur agresorët përpara përgjegjësisë ligjore.