Pengim në kryerjen e detyrës ndaj gazetares Blerta Dalloshi Berisha, Fushë Kosovë, 28.12.2023

    0
    64
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Blerta Dalloshi Berisha
    Gjini Femër
    Data 28/12/2023
    Qyteti Fushe Kosove
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Sigurimi
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias TV Klan
    Burimi Blerta Dalloshi Berisha
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha.

    Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin.

    Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë.

    AGK-ja, kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut.