Sulm ndaj ekipit të Insajderit, Vushtrri, 10.11.2023

    0
    63
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Djellza Preniqi, Albert Bislimi
    Data 10/11/2023
    Qyteti Vushtrri
    Lloj i incidentit Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Bedri Halili
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Insajderi
    Burimi Insajderi
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Bedri Halili
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e konsideron të rëndë dhe të papranueshëm sulmin fizik ndaj ekipit të gazetarëve, që ka rrezikuar sigurinë e tyre dhe ka penguar zhvillimin e punës profesionale. Përkundër faktit që sulmi ka vazhduar edhe në prezencë të Policisë, imami është liruar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit. AGK-ja, i bën thirrje organeve të drejtësisë që ta trajtojnë me prioritet rastin, dhe që ta mbajnë përgjegjës personin që ka sulmuar fizikisht gazetarët.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Një ekip i portalit “Insajderi” është sulmuar të premten, në Vushtrri nga një imam lokal, e ka njoftuar AGK-në ky portal.

    Gazetarja, Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, janë sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili, pasi kishin shkuar të bisedojnë me të për disa deklarata të publikuara online ku dëgjohet të ketë fyer gratë, duke thënë se nuk duhet të organizohen “dasma për k*rva”.

    Sipas deklaratës së gazetares Preniqi me ta kuptuar pyetjen, imami Halili e ka sulmuar fizikisht atë.

    “Hoxha me një vrull dhe një zë të lartë, më drejtohet duke thënë menjëherë ik nga këtu. Me forcë ma kap krahun më shtrëngon dhe më shtyn në distancë një metër. Më referohet me fjalën njëra prej atyre që po pyet je edhe ti”, tha ajo, duke shtuar se Halili ka tentuar ta godasë me një stol të vogël, edhe pas mbërritjes së Policisë në vendin e ngjarjes.

    AGK-ja, e konsideron të rëndë dhe të papranueshëm sulmin fizik ndaj ekipit të gazetarëve, që ka rrezikuar sigurinë e tyre dhe ka penguar zhvillimin e punës profesionale. Përkundër faktit që sulmi ka vazhduar edhe në prezencë të Policisë, imami është liruar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit.

    AGK-ja, i bën thirrje organeve të drejtësisë që ta trajtojnë me prioritet rastin, dhe që ta mbajnë përgjegjës personin që ka sulmuar fizikisht gazetarët.