Sulme aktuale ndaj grupit të xhirimit të Top News, Tiranë, 07.10.2024

    0
    57
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Grupi i xhirimit të Top News
    Gjini Group
    Data 07/10/2024
    Qyteti Tirana
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias Top News
    Burimi https://www.voxnews.al/aktualitet/incidenti-i-rnd-dhunohet-ekipi-i-top-news-protestuesi-godet-gazetaren-i76030?fbclid=IwY2xjawFxNlxleHRuA2FlbQIxMQABHcW2AwXoGYp5rgtmWK7wizBCSeDjjVCohN5CZhODI27XHXzBNzW_p9xmkw_aem_PoJVRu5xETfldgsVfxGpHw
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Gjatë një reportazhi live nga një protestë e Partisë Demokratike në 7 tetor 2024 në Tiranë, një qytetar ka dhunuar verbalisht dhe sulmuar gazetaren e Top News, Alketa Shaba. Shtetasi (i paidentifikuar) jo vetëm e ka ofenduar por edhe ka sulmuar fizikisht gazetaren dhe kameramanin. Situata u përshkallëzua derisa kalimtarët e rastit ndërhynë për të parandaluar dhunën e mëtejshme. Top News raportoi se ngjarja është denoncuar në Policinë e Shtetit dhe është nën hetim nga autoritetet.