Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) |
Data | 30/07/2021 |
Qyteti | |
Lloj i incidentit | Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Të premten një person i panjohur ka tentuar të futet me dhunë në zyrat e portalit online “Botapress”.
E gjithë ngjarja është inçizuar nga kamerat e sigurisë së portalit, ku nga pamjet e publikuara shihet si personi i afrohet derës së redaksisë, provon ta hapë, por ndalon pasi sheh kamerën.
AGK shpreh shqetësim për këtë akt ndaj kësaj medie, dhe fton Policinë e Kosovës që ta hetojë me prioritet rastin, në mënyrë që gazetarët të kenë ambient të sigurt të punës. Gjithashtu, AGK-ja pret që Policia të zbardhë edhe motivet prapa një tentimi të tillë. |