Tentim-hyrje me dhunë në zyrat e “Botapress”, Prishtinë, 30.07.2021

    0
    127
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 30/07/2021
    Qyteti
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Të premten një person i panjohur ka tentuar të futet me dhunë në zyrat e portalit online “Botapress”.

    E gjithë ngjarja është inçizuar nga kamerat e sigurisë së portalit, ku nga pamjet e publikuara shihet si personi i afrohet derës së redaksisë, provon ta hapë, por ndalon pasi sheh kamerën.

    AGK shpreh shqetësim për këtë akt ndaj kësaj medie, dhe fton Policinë e Kosovës që ta hetojë me prioritet rastin, në mënyrë që gazetarët të kenë ambient të sigurt të punës. Gjithashtu, AGK-ja pret që Policia të zbardhë edhe motivet prapa një tentimi të tillë.