Sindikatat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi krijojnë strategji për të përmirësuar kushtet e punës për gazetarë

0
130

BRUKSEL, 20/04/2018 – Si ta formësojmë të ardhmen e sindikatave dhe shoqatave të gazetarëve në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi? Grupi i ekspertëve për të drejtat e punës nga Federata Europiane e Gazetarëve e përbërë me përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, janë mbledhur më 10 prill 2018 në Shkup për të reflektuar në planin e strategjisë një vjeçare për të përmirësuar kushtet e punës së gazetarëve në rajon.

Ky takim ishte i fundit në serinë e trajnimeve të organizuara përgjatë viteve 2017-2018 në kornizën e projektit Ndërtimi i Besimit në Media në Europën Jug-lindore dhe Turqi, e përkrahur financiarisht nga UNESCO dhe Bashkimi Europian. Qëllimi i këtij takimi në Shkup ishte që të reflektohet në të arriturat në nivel kombëtar përbrenda organizatave në vitin e kaluar dhe cilat duhen të jenë strategjitë kryesore për 2018-2019. Pjesëmarrësit kanë ndarë raportet kombëtare duke shpjeguar sfidat kryesore dhe sugjeruan rekomandime për të përmirësuar kushtet e punës për gazetarë dhe punëtorët tjerë medial në rajon. Disa shembuj konkret të veprimeve në nivel kombëtar përfshijnë si në vijim:

Në Serbi, sindikata e gazetarëve (SINOS) për momentin është duke përcjellur strategjinë për media që do të publikohet këtë viti më 2018 dhe është duke identifikuar mungesën e organizatës së punëdhënësve si problem kryesor për të filluar dialogun sektorial social. Sindikata ka krijuar një strategji për të adresuar çështjet në nivelin më të lartë dhe do të kërkojë përkrahje ndërkombëtare për të arritur këtë qëllim. Shtesë, SINOS ka përsëritur përmbajtjen e trajnimit e dhënë në Podgoricë për gazetarët Serbë.

Në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve ka bashkëpunuar me inspektoriatin e punës për të denoncuar shkeljet e ligjit të punës. AGK është duke e kërkuar mundësinë e mbështetjes për krijimin e një sindikate të gazetarëve në Kosovë.
Shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë” (APJ) kanë ngritur vetëdijen në mesin e anëtarëve të tyre se pse është e rëndësishme që të luftohet për të drejtat e tyre dhe se si të caktohet një agjendë për kushtet e punës në nivel kombëtar.

Në Mal të Zi, sindikata e mediave (SMCG) ka lobuar për të përfshirë amendamentet në ligjin e mediave e cila për momentin është në diskutim dhe është në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes kolektive në nivel të degëve.
Në Maqedonia, sindikata (SSNM) ka ndërmarrë veprime ligjore sa i përket të drejtës autoriale duke i ndihmuar gazetarët që të mbrojnë të drejtat e tyre autoriale, sidomos me këshilla ligjore dhe përkrahje.
Në Turqi, sindikata e gazetarëve (TGS) kanë anketuar gazetaret për të ditur se cilat janë nevojat e tyre dhe për ti adresuar ato.

Atëherë, cili është hapi i radhës? Ekspertja Tamara Chausidis nga Sindikata e pavarur e gazetarëve të Maqedonisë ka mbajtur një prezantim se si të rregullohet e ardhmja bazuar në “menaxhment të reputacionit për sindikatat”. “Krejt ka të bëjë me reputacionin dhe brendimin e sindikatës apo asociacionit tuaj të gazetarëve,” tha ajo. Ndërtimi i besimit me anëtarët tuaj, përmirësimi i mënyrës së komunikimit, themelimi i një vizioni, një mision dhe vlerat e juaja bazë ishin disa nga pikat kryesore që ajo ka theksuar. Pjesëmarrësit kanë debatuar disa mënyra për zhvillimin e reputacionit të tyre.

Pas takimit, pjesëmarrësit janë pajtuar për të draftuar planin njëvjeçar strategjik që do të caktojë prioritete për të përmirësuar kushtet e punës për gazetarët në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Shtesë, magazina LAREG+ do të publikohet dhe një video fushatë dhe po ashtu edhe një ekspozitë me fotografi do të nisin në maj 2018.

Delegacioni i EFJ-së po ashtu ka takuar Damjan Manchevski, ministrin maqedon për informim, shoqëri dhe administratë, për të diskutuar ligjin për informim e që pritet të miratohet javën e ardhshme nga parlamenti dhe rregulloren për qasje në dokumente publike.

Ministri foli për mundësinë e lejimit të shkurtimeve të taksave për organizatat e mediave të shkruara, “por kjo qeveri nuk do të ndërhyjë financiarisht për të dhënë para në kompanitë mediatike që janë në vështirësi. Ne duam t’i heqim duart nga sfera e medias “, shtoi ai.

Ministri po ashtu konfirmoi qëllimin e tij për të zgjeruar qasjen në dokumente publike për gazetarët dhe qytetarët në Maqedoni dhe paralajmëroi lansimin e një portali me të dhëna që do të promovojnë transparencë dhe përgjegjësi në vend.

Në lidhje me lajmet e rreme, ministri është i hapur që të përkrah propozimet e reja që vijnë nga partnerët e EFJ-së (ZNM and SSNM) për të luftuar pronësitë e rreme të portaleve të lajmeve që bëjnë para duke shpërndarë lajme të rreme në online. “Vet-rregullimi është opsioni jonë më i preferuar për të identifikuar gazetarët dhe jo-gazetarët,” tha Manchevski.