Platforma rajonale: Serbia duhet të veprojë dhe të mbrojë gazetarët e N1



BEOGRAD, 05.02.2109 – Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokimin e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë, dënon fuqishëm kërcënimet me vdekje të kolegëve të N1, që i morën nga Milenko Jovanov, nënkryetar i Partisë qeverisëse Progresive Serbe, duke thënë se N1 nuk ishin objektiv dhe e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më 4 shkurt N1TV njoftoi se zyra e tyre në Beograd mori një seri ofendimesh në rrjetet sociale, duke quajtur gazetarët e tyre si “tradhtarë” dhe “anti-serbë”. Gjithashtu, u pranua një letër që përmbante kërcënime serioze për jetën e tyre, të familjeve të tyre dhe një mesazh që ndërtesa N1 do të hidhet në erë. Në letër thuhet: “A keni familje? Ju po vrisni fëmijët dhe nipërit tuaj dhe nuk jeni të vetëdijshëm se nëse shkatërrimi ndodh, ndërtesa juaj do të jetë e para që do të hidhet në erë dhe ju mund të humbni më të dashurit tuaj. Kjo është arsyeja pse ne, veteranët, ju paralajmërojmë që të mos luani me fatin e dikujt, sepse fati juaj është në duart tona”. Letra u nënshkrua nga” Veteranët e Beogradit të luftës së vitit 1999 “, por presidenti i kësaj shoqate mohoi përfshirjen e saj dhe bëri thirrje për hetim nga ana e policisë.

Incidenti është raportuar në polici.

“Duke thënë se N1 njohu pavarësinë e Kosovës, përfaqësuesit e shtetit nxisin drejtpërdrejt dhe inkurajojnë komentet në internet të shënjestrojnë këtë televizor dhe gazetarët e saj si tradhtarë” tha Zeljko Bodroviç, nënkryetar i APGS (Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë), duke shtuar se,”Deklarata të tilla publike nga zyrtarët shtetërorë inkurajojnë kërcënime dhe sulme ndaj gazetarëve. APGS ka vënë theksin prej kohësh në këtë çështje dhe u kërkoi zyrtarëve të udhëhiqen nga shembujt e mirë dhe të distancohen nga kjo.”

Në tre vitet e fundit APGS regjistroi më shumë se 80 presione. Ato përfshijnë etiketimin publik të gazetarëve si “tradhtarë”, “mercenarë të huaj” dhe etiketime të ngjashme nga zyrtarët shtetërorë.

Platforma rajonale mbështet APGS në përpjekjet e saj për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e fjalës dhe u bën thirrje autoriteteve përkatëse për të hetuar urgjentisht këtë çështje, për të sjellë autorët para drejtësisë dhe për t’i trajtuar ata në mënyrë adekuate.

Përveç kësaj, u bëjmë thirrje zyrtarëve më të lartë të Serbisë, Presidentit Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministres Ana Brnabiç, që të dënojnë këto kërcënime të tmerrshme dhe të ndikojnë tek zyrtarët shtetërorë që të përmbahen nga etiketimi publik i gazetarëve.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb

Asociacioni  i Gazetarëve të Bosnjës

Sindikata e Medieve të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor  për avokimin e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve, 05/02/2019


, ,