Sulmi i zyrtarëve policor ndaj gazetarëve është i papranueshëm

drago-miljus
Photo: Index

BEOGRAD, 12.10.2017 – Platforma regjionale e Ballkanit Perëndimor për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 7800 anëtarë, fuqishëm dënon sulmin fizik të gazetarit Drago Miljus nga portal index.hr nga anëtarët e policisë së Splitit.

Drago Miljus ishe duke qëndruar para një ndërtese publike, jashtë vijave të policisë duke mbuluar intervenimin e policisë tek plazhi Obojena svijetlost në Split. Intervenimi kishte të bënte me një sulmues vetvrasës i cili fatkeqësisht edhe kreu qëllimin e tij.

Njëri nga zyrtarët policor të pranishëm filloi të largoj Miljusin, së pari verbalisht dhe pastaj duke e shtyrë. Polici e gjuajti telefonin e Miljusit në deti. Atij iu bashkua një polic nga forcat speciale i cili e goditi gazetarin në kokë, duke e rrëzuar për toke dhe duke ia qarë buzët atij.

Pas incidentit, Miljus ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital të cilët ia qepën buzët. Departamenti i policisë në Split ka njoftuar për fillimin e hetimit për këtë incident dhe do të informoj publikun për të gjeturat.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë (CJA) mirëpret reagimin e autoriteteve por paralajmëron se ka kërkuar që të informoj publikun e përgjithshëm për rezultatet e hetimit të tyre për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve për rastet e numërta”, tha Sasa Lekovic, kryetar i CJA. “Por të gjitha ishin kot. Në vend të ndarjes së informacionit, oficerët e departamentit të policisë sulmojnë fizikisht gazetarët në punë.”

Platforma regjionale përkrah përpjekjet e CJA-së dhe i bënë thirrje institucioneve kroate që të hetojnë incidentet e fundit dhe ato të kaluara kundër gazetarëve dhe të dëshmojë se këto incidente janë marë seriozisht nga ata, të zbatojë standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, sigurinë e tyre dhe lirinë e shprehjes të cilat janë të përfshira në legjislacionin vendor e që janë të rëndësisë së madhe dhe që do të ofrojnë kushte të lira e të sigurta të punës së gazetarëve dhe mediave.

Që nga fillimi i vitit 2017, CJA ka regjistruar katër raste të sulmeve fizike dhe tri raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve në Kroaci, duke përfshirë edhe incidentin e fundit.

Platforma regjionale fuqishëm përkrah përpjekjet e organizatave të gazetarëve dhe mediave në mbrojtjten e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes. Sulmet ndaj gazetarëve janë sulme mbi interesin publik, demokraci dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.


Platforma regjionale e Ballkanit Perëndimor për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 12/10/2017