Shteti | AL |
Emri dhe mbiemri | Grup gazetaresh dhe punonjesish te mediave |
Gjini | Group |
Data | 28/05/2024 |
Qyteti | |
Lloj i incidentit | |
Emri i Medias | Grup gazetaresh dhe punonjesish te mediave |
Burimi | Grup gazetaresh dhe punonjesish te mediave |
Përfundimi ligjor | Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur) |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Gjatë një proteste të mbajtur nga opozitarët politikë para godinës së Bashkisë së Tiranës mëngjesin e sotëm, një koktej molotovi shpërtheu aksidentalisht pranë gazetarëve dhe kameramanëve të mediave prezente. Ky incident ka ndodhur nga pakujdesia dhe ka sjellë një situatë të rrezikshme për punonjësit e medias.
Nga shpërthimi u rrezikuan gazetarë dhe kameramanë, të cilët i shërbejnë interesit publik. Ky incident nxjerr në pah rreziqet e mundshme me të cilat përballen profesionistët e medias gjatë protestave që përfshijnë dhunë ose sjellje agresive.
Organizatorët e protestës, si dhe forcat e sigurisë të pranishme, mbajnë përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias në situata të tilla. Incidenti nënvizon rëndësinë e kujdesit të duhur dhe masave për të parandaluar dëmtimin e atyre që mbulojnë ngjarjet publike.
Pamje nga ngjarja:
https://www.facebook.com/watch/?v=813802314011663&rdid=qOxLfClkjnICPrGN
Burimi:Asociacioni e Gazetarëve të Shqipërisë