Sulme ndaj gazetarëve gjatë protestës pranë Bashkisë së Tiranës, Tiranë 28/05/2024

    0
    133
    Shteti AL
    Emri dhe mbiemri Grup gazetaresh dhe punonjesish te mediave
    Gjini Group
    Data 28/05/2024
    Qyteti
    Lloj i incidentit
    Emri i Medias Grup gazetaresh dhe punonjesish te mediave
    Burimi Grup gazetaresh dhe punonjesish te mediave
    Përfundimi ligjor Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur)
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po

    Gjatë një proteste të mbajtur nga opozitarët politikë para godinës së Bashkisë së Tiranës mëngjesin e sotëm, një koktej molotovi shpërtheu aksidentalisht pranë gazetarëve dhe kameramanëve të mediave prezente. Ky incident ka ndodhur nga pakujdesia dhe ka sjellë një situatë të rrezikshme për punonjësit e medias.

    Nga shpërthimi u rrezikuan gazetarë dhe kameramanë, të cilët i shërbejnë interesit publik. Ky incident nxjerr në pah rreziqet e mundshme me të cilat përballen profesionistët e medias gjatë protestave që përfshijnë dhunë ose sjellje agresive.

    Organizatorët e protestës, si dhe forcat e sigurisë të pranishme, mbajnë përgjegjësi për sigurinë dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias në situata të tilla. Incidenti nënvizon rëndësinë e kujdesit të duhur dhe masave për të parandaluar dëmtimin e atyre që mbulojnë ngjarjet publike.

    Pamje nga ngjarja:

    https://www.facebook.com/watch/?v=813802314011663&rdid=qOxLfClkjnICPrGN

    Burimi:Asociacioni e Gazetarëve të Shqipërisë