Shteti | AL |
Emri dhe mbiemri | Grup gazetaresh |
Gjini | Group |
Data | 17/05/2024 |
Qyteti | Tirana |
Lloj i incidentit | |
Emri i Medias | RTSH |
Burimi | https://www.facebook.com/myzyraj/posts/pfbid02YwEhqmXVfAccPxtJx8xd4JTJUenAiMDWHjwzpoKjpyjwyQS2L5a6aUt6B2zHFV4jl |
Përfundimi ligjor | Në vazhdim (rasti nuk është mbyllur) |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Mediat pengohen nga filmimi i takimit me gazetarët e shkarkuar të RTSH
Më 17 maj 2024, deputetja Ina Zhupa zhvilloi një takim në Kuvendin e Shqipërisë me 28 gazetarë dhe operatorë të shkarkuar së fundmi nga Televizioni Publik Shqiptar (RTSH). Pavarësisht kërkesës së saj formale drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit (numri i protokollit 1823, datë 10.05.2024 i letrës verifikuar nga Safe Journalists) dhe një shpallje publike të takimit, ekipeve mediatike iu ndalua filmimi i seancës.
Isa Myzyraj, një reporter politik dhe kreu i Asociacionit së sapokrijuar të Gazetarëve Shqiptarë, e denoncoi publikisht këtë veprim si një pengesë për mbulimin dhe transparencën mediatike. Takimi është transmetuar më pas drejtpërdrejt në faqen e Facebook-ut të deputetes Zhupa dhe gazetarit Myzyraj.
Burime: