Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) |
Data | 29/05/2023 |
Qyteti | Leposaviq |
Lloj i incidentit | Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale |
Nga kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Lloji i medias: | Elektronike Online |
Emri i Medias | RTV Dukagjini dhe KALLXO |
Burimi | Gazeta Express |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale. Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit. |
Veturat e RTV Dukagjinit dhe të KALLXOs, janë vandalizuar dhe dëmtuar nga protestuesit në Leposaviq.
Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa.
AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale.
Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit.